Pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, erdhi përmes një videomesazhi një reagim nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha I cili e cilësoi këtë lëvizje të fundit të kryeministrit Rama, si një përpjekje për të shpëtuar veten. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.