Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu dënoi vrasjen e policit serb në Lloznicë, akt për të cilin Beogradi akuzon shtetasin Kosovar, Faton Hajrizi. Megjithatë, Haxhiu ka bërë thirrje të shtunën për nisjen e një hetimi vendor dhe ndërkombëtar për, siç ka thënë ajo, nxitjen dhe organizimin e arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës për në territorin e Serbisë. Sipas saj, Serbia po nxit dhe organizon arritisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një “ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës”.