Zotimit të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë për vëmendje të shtuar ndaj ligjit për zonat e mbrojtura ju bashkëngjit kreu i qeverisë, Edi Rama në një reagim në Tëitter. Rama: “Në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin Shqipëria2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë” – deklaron Rama