Bashkia e Beratit reagoi ndaj bllokimit të punimeve për rehabilitimin e rrugës së njësisë Velabisht nga kandidati i koalicionit Meta – Berisha, Zija Ismaili. Në reagim thuhet se prej vitesh bashkia e Beratit ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për këtë rrugë të shumëpritur për banorët e Velabishtit për shkak të kushteve të vështira të saj dhe tashmë kjo rrugë po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nënkontraktuesit e tij.