Intervista tronditëse e dukeshës së Sussex, Meghan Markle për Oprah Winfrey ka shkaktuar tronditje të madhë në Britani. Përballja e saj dhe të shoqit, princit Harry me Oprah Winfrey ishte pritur me interest ë madh dhe është e para e dyshes që kur vendosën të tërhiqeshin nga detyrat mbretërore. Në të Meghani, bëri disa deklarata të forta, duke thënë se ishte përballur me shqetësime sesa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre Archie, sot një vjec. 39 vjeçarja, nëna e së cilës është afrikano-amerikane ndërsa babai i bardhë, tha se ishte naive para se të martohej në vitin 2018 por arriti deri aty sa të mendonte për vetëvrasje pasi kërkoi ndihmë dhe nuk e mori.