Mes Edi Ramës dhe Ilir Metës nuk ka asnjë moment qetësie. Edhe pse reagimet e tyre janë përqëndruar më së shumti në rrjetet sociale kryeministri Rama dhe Presidenti Meta shpalosin deklaratat e tyre, që shpesh ngjajnë me mesazhe të koduara. Pas një deklarate të Ramës në fillim të ditës, Meta u kundërpërgjigj në facebook. Kreu i shtetit shkruan ironizon Ramën si Esati i Rilindjes, duke e quajtur më tej në statusin e tij si zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar.