Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qëndrave të pritjes së emigrantëve pritet të kalojë edhe disa hallka ligjore para se Kuvendi t’i japë dritën jeshile. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u diskutua që protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e emigracionit të mund të miratohej në seancën e 8 shkurtit. Megjithatë, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku vlerësohet se kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën, ndaj mund të ratifikohet në Kuvend, ndër të tjera thuhet se vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.