50-vjeçari Pëllumb Meta u vra nga dy prej fëmijëve të tij, ndërsa i treti ndihmoi në fshehjen e trupit të pajetë të babait të tyre. Në gjykatën e Durrësit ka nisur procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të të ndjerit, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta, ku ajo që ra në sy ishte njoftimi i prokurorisë së Durrësit që ashpërsoi akuzën ndaj kësaj të fundit.