Top News – Raporti vjetor i AMF/ Tërmetet, dëmshpërblim 4.12 mld lekë
14/07/2020 17:33

Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete prezantoi në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Raportin e veprimtarisë së Autoritetit gjatë vitit 2019. Mete lidhur me dy termetet e vitit te shkuar tha se sa i përket tregut të sigurimeve vlera e kërkesave për dëmshpërblim arriti nivelin 475 milionë lekë për ngjarjen e 21 shtatorit dhe rreth 3.65 miliardë lekë për ngjarjen e 26 nëntorit. Sipas tij ngjarjet e tërmetit nxorën në pah domosdoshmërinë e zgjerimit të mbulimit të sigurimit të pronës, duke qënë se afro 2.5% e banesave kanë një mbulim të tillë. zyrtar i amf informoi Kuvendin edhe në lidhje me masat rregullatore të ndërmarra pas dy katastrofave natyrore për të garantuar shëndetshmërinë e tregut të sigurimeve, duke rritur me 34.4% provigjonet teknike, krahasuar me vitin 2018, që përbën rritjen më të madhe të realizuar ndonjëherë ndër vite. Sa i takon Fondit të Kompensimit, mete tha se AMF ka vijuar monitorimin e procesit të pagesave të prapambetura. “Gjatë vitit 2019 u paguan rreth 604 milionë lekë dëmshpërblime me objekt Fondin e Kompensimit. Pandemia solli një rritje të numrit të mjeteve të pasiguruara, në afro 22%, shifër që përbën një risk sistemik për Fondin e Kompensimit dhe për gjithë tregun e sigurimeve. Kostot e krijuara për këtë fond nga mjetet e pasiguruara transferohen tek mbajtësit e rregullt të policave të sigurimit, duke reflektuar në primin e tyre të sigurimit. Z. Mete theksoi se pandemia COVID-19, në varësi të shtrirjes së efekteve në tregjet nën mbikëqyrje, do të përcaktojë sfida domethënëse për Autoritetin gjatë pjesës së mbetur të këtij viti dhe në vazhdim. sipas tij gjatë këtij viti drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit, duke marrë në konsideratë edhe ndikimet e COVID-19 në tregjet nën mbikëqyrje do të përqendrohen te menaxhimi i situatës dhe ruajtja e qendrueshmërisë së tregjeve të mbikëqyrura, mbikëqyrja efektive dhe zhvillimi i mëtejshëm i tregjeve, digjitalizimi, plotësimi i kuadrit ligjor dhe mbrojtja e personave të siguruara dhe investitorëve.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23