Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të lirisë së shtypit, të nxjerrë nga organizata ‘Reporterët pa kufij’, ku Shqipëria renditej në vend të fundit në Europë. Rama - Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen me këtë prirje. Kryeministri thotë se gjetjet për Shqipërinë do të analizohen me kujdes dhe pas një procesi këshillimi do të ndërmerren hapat e nevojshëm.