Përgënjeshtrimit të Kryeministrit Edi Rama se negociatat nuk kanë ngecur, por vijon puna për mbylljen e kapitujve, kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj me këmbënguljen se lista e vendeve anëtare të BE që po bllokojnë integrimin e Shqipërisë është në rritje. Dua të ju informoj se, procesi i vlerësimit të IBAR mbeti në klasë edhe dje. Pra Këshilli i Ambasadorëve që shqyrton këtë raport, që ka të bëjë me zbatimin e themeleve, gjërave themelore, shtetit ligjor dhe luftës ndaj korrupsionit, çdo javë mbetet në klasë. Çdo javë shtohen vendet që e kundërshtojnë. Pra, Shqipëria për shkak të vjedhjeve të Ramës, Lubisë dhe Lindave të AKSHI-t, veçohet dhe ai nxjerr zëdhënësat e tij të thotë, që Shqipëria është para Malit të Zi, ndërkohë që Mali i Zi u votua pozitivisht, unanimisht që në fillim të Marsit.