Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzon qeverinë dhe Gjykatën Kushtetuese për fshehje të raportit të UNESCO-s për çështjen e Butrintit. Në një deklaratë për mediet, Zhupa ka publikuar letërkëmbimin me UNESCO-n, ku pranohet se raporti është dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare, por që qeveria ka kërkuar të mos publikohet nga UNECO.