Partia Demokratike e konsideron të mbushur me të pavërteta raportin e prezantuar nga socialistët për të mos autorizuar SPAK për arrestimin e saj. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se pretendimi i Ulsi Manjës se intimidimi i dëshmitarëve ka ndodhur para se SPAK të kërkonte masën e pezullimit nga detyra dhe atë të daljes jashtë vendit është i rremë.