Koeficienti i kriminalitetit në Shqipëri ka rënë gjatë vitit 2023 në 872 për 100 mijë banorë nga 920 që ishte në vitin 2022. Raporti i detajuar i Prokurorisë së Përgjithshme në Kuvend tregon se edhe materialet kallëzuese të administruara gjatë vitit të kaluar kanë rënë me 9,4 për qind në krahasim me vitin 2022.