Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me një raport të publikuar së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për nivelin e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19 në Shqipëri, sipas të cilit vendi ynë mban vendin e parë në Evropë. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit kërkon nga Komiteti i Ekspertëve të rishikojë menjëherë masat, teksa e konsideron raportin si alarmant.