Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës. Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe ë nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.