Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar Kosovën se nuk po bën sa duhet në luftën kundër korrupsionit dhe ka akuzuar qeverinë se po dështon në hetimin dhe arrestimin e të korruptuarve. Në raportin e publikuar këtë javë, DASH thekson se Kosova ka një ligj të fortë për të luftuar korrupsionin, por po bën shumë pak ta vënë në zbatim atë.