Brukseli përgëzon punën e SPAK për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Megjithatë, në progresraportin për Shqipërinë thuhet se pavarësisht progresit të hetimeve të prokurorisë së posaçme, korrupsioni mbeti i përhapur në sektorët e cëneshëm, duke prekur si sferën shtetërore ashtu edhe atë private. “Korniza institucionale për parandalimin e korrupsionit vazhdon të ketë një ndikim të kufizuar.” – thuhet në dokument.