Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i partive opozitare për president të Kosovës. Kështu deklaron nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një intervistë për KosovaPress. Sipas tij, Haradinaj është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.