Antonio Leka nga Milot i dënuar me parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake. Snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb, janë gjetur në makinën e Antonio Lekës, i cili udhëtonte nga zona e Milotit në drejtim të Lezhës. Po ashtu, ka dalë edhe fotoja e armatimit që policia mundi ti kapë, Antonio Lekës.