Kryeministri Edi Rama tha se projektbuxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale parashikon që të jetë mbi 1 miliardë euro, afro 4% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Kreu I qeverisë në një komunikim në Facebook pohoi gjithashtu se për herë të parë do të hapet dhe një linjë e re financimi, duke future 15 mln euro ekstra për pacientët e onkologjikut.