Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ka reaguar edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Në një postim në Twitter, Berisha tha se Rama e anuloi takimin me urdhër të presidentit serb Aleksander Vuçiç, teksa shkoi edhe më tej, duke e quajtur këtë vendim, si fillim të sanksioneve ndaj qeverisë së Kosovës.