Me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama ka nsiur vizitën zyrtare dyditore në Paris, ku pritet të zhvillojë disa takime. Në fokus do të jetë promovimi i potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja. Sakaq bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovaconit mbetet një tjetër pikë e rëndësishme e takimit mes Ramës dhe Macron.