Fjalën e tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, kryeministri Edi Rama e nisi me dy sfidat e mëdha të këtij mandati, tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë e koronavirusit. Gjithashtu Rama nuk la pa përmendur ndryshimet që kanë ndodhur në transportin ajror dhe si ka ndikuar në përmirësimin e ekonomisë, pa lënë pas edhe heqjen e vizave.