Kryeministri Edi Rama vijon turin e falënderimeve pas suksesit të zgjedhjet e 14 majit, teksa këtë të mërkurë u ndal në Kukës, aty ku Partia Socialiste fitoi bashkinë e qytetit, por edhe 2 nga tre bashkitë e qarkut. Rama deklaroi se Kukësi dhe Tropoja ishin në listën e atyre bashkive për të cilat ai kishte pikëpyetje të mëdha nëse do t’i fitonte Partia Socialiste, teksa një meritë për këtë i dha edhe drejtuesit politik të qarkut, Pandeli Majkos.