Kryeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum Serbisë për lirimin e 3 efektivëve të Policisë Kufitare të Kosovës, të rrëmbyer nga forcat speciale serbe. Deklaratën e bëri gjatë konferencës për mediet në prani të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Ndërkohë paralajmëroi Kosovën se nëse nuk pranon zgjidhjen e ofruar nga ndërkombëtarët, situata mund të ndryshojë.