Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë të jënë në Riad të Arabisë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e nëntë të Future Investment Initiative. Kreu i qeverisë u prit Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernator i Riadit. Rama më pas u ndal në pallatin mbretëror ku u takua me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud. Ata folën për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e princit të Kurorës në Shqipëri vitin e ardhshëm