Partia Demokratike ka gati identikitin e kandidatit për Tiranën, ndonëse ende nuk ka një emër. Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi në mbledhjen e kryesisë se në takimet e grupit negociator, nuk është folur për emra kandidatëh, por për cilësinë apo mënyrën e përfaqësimit, ku në tërësi ka prevaluar idea e daljes me një kandidat të pavarur apolitik, që të mbështetet nga I gjithë spektri opozitar.