Kryeministri Edi Rama iu rikthye kritikave ndaj elementëve në sistemin e drejtësisë, që sipas tij, po dëmtojnë interesat e publikut me vendimet që marrin. Kreu i Qeverisë ka publikuar një paragraf nga vendimi i arsyetuar i gjyqtarit të Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga shteti, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.