Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe këtij reagimi të Shoqatës së Prokurorëve, që doli në mbështetje të kërkesës për pagat të dy shoqatave të gjyqtarëve. Rama e konsideron të re shoqatën, të paregjistruar edne sipas ligjit, por brenda afatit për regjistrim, teksa e cilëson orvajtje absurd deklaratën e kësaj shoqate, sipas të cilës ulen pagat e magjistratëve. Kryeministri deklaron se shoqata e prokurorëve konsideron ulje page mosrritjen e pagave aq sa e kërkojnë gjyqtarët. Rama e mbyll reagimin e tij në rrjetet sociale duke ngritur një pyetje për prokurorët.