Top News/ Rama u kërkon emigrantëve të lënë Anglinë/ Fitoni më shumë në Shqipëri me pak taksa
24/11/2024 19:10

Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama. Ndërsa Rama nisi të fliste, nga salla dëgjoheshin persona që bënin thirrje kundër Ramës. Është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë për t'i larguar, ndërsa Partia Demokratike ka shpërndarë përmes ëhats ap video nga momentet e shoqërimit të protestuesve. Rama i quajti 'të verbër' 'diversantë' që nxiteshin nga Tirana për të kryer akte antishqiptare jashtë. Rama sulmoi sërish edhe Suela Braverman, ndërkohë që premtoi rikthim të identitetit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA