Pas pritjes së presidentin amerikan në Tiranë, Bill Clinton, kryeministri Edi Rama do të nisë një tur ballkanik në datat 6 dhe 7 korrik. Stacioni i parë për kreun e qeverisë shqiptare do të jetë Prishtina ku nuk do të mungojnë takimet me zyrtarët e vendit, për të vijuar më pas me të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.