‘Zoti e shpëtoi Donald Trump që të zgjonte Europën!’Kështu deklaroi shefi i qeverisë, Edi Rama në ‘Berlin Global Dialogue’, ku pas superlativave për presidentin amerikan, nuk la pa komentuar edhe batutën virale me Macron dhe Ilham Aliyev, për lapsusin e Trumpit, që u keqpërdor nga politika amerikane.