Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt pas tendave do t’u vijë radha dhe karrigeve jashtë bizneseve. Teksa ndau pamje nga aksioni I IMT për shembjen e tendave, kreu I qeverisë u kërkoi të gjithë atyre që shqetësohen për karriget që të bëjnë durim pasi shumë shpejt do dalin dhe kushtet e reja për vendosjen e tyre në ambientet e jashtme.