“E kemi zgjedhur këtë proces komunikimi sepse na është dukur realisht e domosdoshme që të ndajmë me ju dhe përmes jush edhe me të gjithë Partinë Socialiste dhe pastaj dhe me të gjithë mbështetësit tanë, informacionet dhe këndvështrimet mbi çështje që na interesojnë të gjithëve, të cilat siç ju e dini shumë mirë, mbulohen përditë nga tymi, nga balta, nga llumi i gjithë gënjeshtrave, akuzave, shpifjeve, fabrikimeve, thashethemeve që fabrikojnë pasqyrat e kanaleve dhe të portaleve, duke praktikisht, synuar në vijimësi që të tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe mundësisht t'i çorodisin njerëzit për gjëra të cilat janë të rëndësishme, siç është për shembull, procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në ndërkohë që nuk ka absolutisht vend fare në ato pasqyra për ‘’Punët e Shqipërisë’’, për ato që janë punë të përditshme jo thjeshtë të qeverisë, por të të gjithë asaj pjese dërmuese të shoqërisë që gjeneron punë, që jeton me punë, që prodhon, që shërben e kështu me radhë”, deklaroi Rama.