Kryeministri Edi Rama, një tifoz I kombëtares italiane të futbollit, shprehet se për herë të parë do të jetë kundër saj, e kjo për shkak se përballë Italisë do të jetë përfaqësuesja jonë kombëtare. Deklarata e kryeministrit vjen në një intervistë për ‘Tuttosport’. "E pabesueshme. Do të jetë hera e parë (dhe shpresoj e fundit) në jetën time që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Evropian.