TIRANE-“Vitin tjetër do të nisë ndërtimi i HEC-it të Skavicës”kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të këtij HEC-i. Sipas Ramës HEC-in nuk do të ndërtojë privati, por 100% shteti. Kryeministri Edi Rama u shpreh në prezantimin e projektit se kjo është një ëndërr e mbetur në sirtar që prej viteve ’60. Rama tha se të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan duke e përdorur Skavicën vetëm si pjesë të premtimeve dhe të fushatave elektorale.