Në prag të nisjes së Debatit të Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, kryeministri Edi Rama mbajti një takim edhe me presidentin ukrainas Volodymir Zelenksy. Gjatë takimit në New York, liderët e dy vendeve nënshkruan edhe një deklaratë të përbashkët, në të cilën Shqipëria mbështet Ukrainën në rrugëtimin e saj drejt integrimit në NATO.