Papa Leone XIV priti në Vatikan Edi dhe Linda Ramën, së bashku me djalin e tyre Zahon. Biseda e Atit të Shenjtë me kryeministrin shqiptar cilësohet si mjaft e përzemërt nga Vatikani, duke patur në fokus çështje me interes të përbashkët për marrëdhëniet midis bashkësisë kishtare dhe shoqërisë civile. Vëmendje e veçantë, sipas komunikatës së selisë së shenjtë, iu kushtua edhe çështjeve rajonale, situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugës së Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.