Takimi i kreut të qeverisë me shqiptarët në Milano, u komentua nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili nga dritarja e ballkonit të banesës, akuzoi Edi Ramën si hajdutin më të madh që ka patur populli shqiptar. Edi Rama në Itali shkove si hajduti më i madh i popullit tënd, që ka shkelu ndonjëherë atë tokë. Në Milano shkove si armiku më i egër i kombit tënd, shkove si mashtruesi me ordiner që ka shkelur në gadishullin e Apenineve, shkove si delinkuent i arrestuar në aeroportet e atij vendi dhe të vendeve të tjera.