Pas fundjavës që kaloi në Dhërmi, shefi i ekzekutivit Edi Rama u ndal në qytetin bregdetar të Vlorës, ku pati një takim me deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Kryeministri u prit në zonën e plazhit të vjetër nga ministrja e re e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili dhe kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini.