Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë numër pesë në kryeqytet këtë të mërkurë. Cikli i dëgjesave me do të vijojë me të gjithë komunitetin me qëllim nxjerrjen në pah të problematikave si dhe për ti njohur ata me detaje mbi projektbuxhetin 2026. Numri një i PS tha se pjesa më e madhe e fondit buxhetor për katër vitet e ardhshme do të shkojë për rritjen e pensioneve, ndërsa rikujtoi rritjen e pagës minimale në 500 euro.