Kreu I qeverisë u është përgjigjur të gjithë komenteve të qytetarëve pas vendimit për uljen e çmimit të energjisë me një lekë. Ai thotë se çmimi nuk është ngritur asnjëherë nga ana e qeverisë dhe se gjithmonë ka qenë 9.5 lekë kw. Po ashtu ai tha se çmimi është rritur pas luftës në Ukrainë në të gjithë botën.