“Duhet të nisim punën për zgjedhjet e ardhshme vendore.” Kjo verë nuk do të jetë e qetë për të majtët, të cilët paralelisht me përgatitjen e skuadrës së re parlamentare, ndezin motorët edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. Një mesazh për kandidatët që nuk arritën të sigurojnë një ulëse në legjilaturën e ardhshme të kuvendit, Rama e pati në mbledhjen në Pallatin e Brigadave.