Partia Socialiste ka shtyrë sërish datën e mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm, i njoftuar se mund të mbahej të shtunën e 4 nëntorit. Kongresi tashmë është shtyrë për në nisje të muajit dhjetor, por ende nuk është caktuar një datë fikse. Në këtë kongres do të paraqitet platforma e re me shtatë pika e përgatitur gjatë këtyre muajve, që ka të bëjë si me organizimin e partisë, ashtu edhe me qeverisjen e vendit. Kongresit do t’i paraprijë një tur nëpër Shqipëri nga ana e Kryeministrit Edi Rama, që do t’u prezantojë socialistëve dhe qytetarëve platformën e re. Për nisjen e këtij turi nuk ka ende një datë.