Top News – Rama ‘shkund’ OKB-në! Reuters e citon: Ndaloni luftën dhe Zelenski nuk flet
21/09/2023 11:31

Do të ishte dalja e parë fizike e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në një takim të këshillit të sigurimit të OKB-së për pushtimin rus të vendit të tij, dhe ambasadori rus atje, Vasili Nebenzia, u zemërua jo pak nga ulja e tij në tryezë në fillim të takimit – shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Kryeministri shqiptar Edi Rama, president i seancës së tensionuar, u përgjigj me një thumbim për moskën, e cila prej kohësh thotë se pushtimi nuk është luftë por një operacion i posacëm ushtarak...“Dua të citoj kolegët tanë rusë dhe këdo tjetër këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, citon reuters Ramën duke nënvizuar se ai është i njohur për sensin e tij thumbues të humorit, ndërkohë që deklarata u shoqërua me të qeshura të mbytura në sallë. “Ka një zgjidhje për këtë”, vazhdoi Rama duke iu drejtuar direkt Nebenzias: “Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti zelenski nuk do të flasë”...Por, thotë Reuters, sigurisht që Nebenzia nuk pranoi. Ai tha se sesioni ishte një shou dhe kritikoi Ramën për ato që sipas tij ishin deklarata të ngarkuara politikisht dhe jo një qëndrim si gardian neutral i procedurës. Pas sesionit, vijon Reuters, Zelenski falenderoi Ramën në median sociale duke thënë se shqiptari, që është një artist dhe ish lojtar basketbolli, i tregoi botës se si duhej të sillej me rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Duke hyrë në sallë pasi zelenski u largua, ministri i jashtëm rus, sergei Lavrov mbrojti të drejtën e vetos së rusisë në këshill, duke e quajtur atë legjitime, e duke akuzuar Kievin dhe perëndimin se janë selektivë për sa i takon parimeve të kartës së OKB-së. Ndërkohë, përvec agjencisë së lajmeve Reuters, udhëheqja e sesionit të këshillit të sigurimit nga kryeministri shqiptar, ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë mediave të tjera ndërkombëtare.

Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30