Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ishte i ashpër në fjalën e tij përballë të rinjve të PS, me opozitën, të cilën e konsideroi si një kënetë me bretkosa, në krye të së cilës është një buf i stërplakur. Për këtë ai kërkoi nga të gjithë qytetarët të mos i votojnë. Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë” Refuzoni kënetën opozitare dhe bufin e saj të stërplakur e ti thonë sikterr të gjitha bretkocave politikave dhe kua..kua..kuave.. mediatike.