Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vendin tone, duke vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit për kapjen e autorëve. Sipas Ramës, Policia e Shtetit po bën një punë të admirueshme në zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit. “POLICIA E SHTETIT po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërtA”, thekson Rama.