Bllokimin e aksit kombëtar Librazhd-Përrenjas, kryeministri Edi Rama e lidh me pasojën e një fenomeni natyror dhe jo të jetë shkaktuar nga gërryerjet përgjatë lumit Shkumbin nga ana e kompanive që po ndërtojnë korridorin e VIII siç pretendojnë kundërshtarët e tij politik. Në një postim në platformën X, kreu I qeverisë ndau këto pamje të cilat, sipasj tij janë regjistruar në Portugali, ndërsa ironizoi opozitën për qëndrimin e mbajtur deri më tani.