Zërat opozitarë kundër apelit të Ramës në Strasburg, për rrëzimin e raportit të Dick Martyn, nxitën reagimin e fortë të kreut të qeverisë. Ky i fundit, i futi në një valle Berishën, Metën dhe Bashën, duke kërkuar llogari për votimin e tyre në vitin 2011, pro rezolutës që akuzonte Kosovën për trafikim organesh dhe që i kushtoi lirinë Hashim Thaçit. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama ngre dyshimet se pas reagimeve dhe akuzave të opozitës, fshihen paratë e përfituara nga Rusia.